KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Irani: Nuk jemi gati për më shumë bisedime me SHBA-në

Irani: Nuk jemi gati për më shumë bisedime me SHBA-në

“Nuk do të ketë bisedime të mëtejshme për paqe me SHBA-në derisa ajo të ndryshojë kërkesat e saj maksimaliste”, ka deklaruar zëvendësministri i jashtëm i Iranit.

Delegacionet amerikane dhe iraniane zhvilluan bisedime në kryeqytetin pakistanez, Islamabad, fundjavën e kaluar, por negociatat zgjatën më pak se një ditë dhe nuk u arrit një marrëveshje

Më herët këtë javë, Shtëpia e Bardhë tha se një raund i dytë diskutimesh ka të ngjarë të mbahet në të njëjtin qytet, me Pakistanin si ndërmjetës kryesor midis dy vendeve.

Por Saeed Khatibzadeh njoftoi se Irani po kërkonte finalizimin e një “marrëveshjeje kornizë” përpara se të kalonte në një takim tjetër.

“Ka çështje nga të cilat amerikanët ende nuk e kanë braktisur qëndrimin e tyre maksimalist”, i tha ai Associated Press në një forum diplomatik në Turqi.

Megjithatë, ka pasur shumë shkëmbime mesazhesh midis palëve ditët e fundit, sipas Khatibzadeh.

Ai shtoi se Irani nuk do t’ia dorëzonte uraniumin e pasuruar SHBA-së, duke e përshkruar idenë si “të parealizueshme”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.