KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Irani kërcënon Bullgarinë, NATO: Jemi gati ta mbrojmë

Irani kërcënon Bullgarinë, NATO: Jemi gati ta mbrojmë

Irani ka kërcënuar Bullgarinë pasi qeveria ka ndërmend të ndihmojë Bullgarinë të strehojë aeroplanë ushtarakë amerikanë.

Por, Koloneli Martin O’Donnell i tha Euronews se NATO është gati të mbrojë Bullgarinë nëse ajo sulmohet.

Ai tha se aleanca e ka mbrojtur tashmë territorin turk nga sulmet me raketa balistike në ditët e para të luftës me Iranin.

“Ne pamë kur Irani qëlloi raketa drejt Turqisë – një aleate e NATO-s – të cilën NATO e mbrojti në të gjitha ato raste, dhe ne do të vazhdojmë të mbrohemi kundër çdo kërcënimi që paraqet Irani ose kushdo tjetër ndaj kësaj aleance mbrojtëse”, tha O’Donnell.

Raportohet se qeveria e Bullgarisë synon të stacionojë aeroplanët amerikanë në objektin ushtarak Bezmer, rreth 257 km në juglindje të kryeqytetit Sofje.

SHBA-të dhe Irani kanë intensifikuar sulmet që kur një marrëveshje e përkohshme armëpushimi e nënshkruar një muaj më parë nuk zgjati, duke rritur mundësinë e një kthimi në luftë të plotë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.