KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Mbajeni fjalën ose paguajeni çmimin

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Mbajeni fjalën ose paguajeni çmimin

Kryenegociatori i Iranit, Mohammad Baqer Qalibaf, i ka paralajmëruar SHBA-të se do të “paguajnë çmimin” nëse nuk i përmbahen një marrëveshjeje të nënshkruar midis dy vendeve.

“Epoka e marrëveshjeve të njëanshme ka mbaruar. Ne ju thamë: mbajeni fjalën ose paguani çmimin. Realiteti po troket”, shkroi ai në X.

Kjo vjen pasi përshkallëzimi i fundit midis Iranit dhe SHBA-së hodhi dyshime të mëtejshme mbi të ardhmen e një marrëveshjeje të përkohshme të nënshkruar muajin e kaluar me qëllim përfundimin e luftës.

Një seri sulmesh midis SHBA-së dhe Iranit gjatë disa ditëve të fundit e shtynë presidentin Donald Trump të deklaronte fundin e një armëpushimi që synonte të ndalonte luftimet.

Përshkallëzimi pasoi disa sulme ndaj anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.