KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Irani i bën thirrje SHBA-së të pranojë propozimin për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Irani i bën thirrje SHBA-së të pranojë propozimin për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Oferta e Iranit drejtuar Shteteve të Bashkuara për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit brenda shtatë ditëve është ende në tryezë.

Kështu, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, deklaroi të dielën ministri i Jashtëm, Abbas Araghchi për mediat iraniane.

Irani e paraqiti propozimin e tij në mesin e shtatorit, pasi një armëpushim i përkohshëm dështoi.

Më vonë, Teherani konfirmoi se kishte marrë një përgjigje nga SHBA-ja, por kreu i sigurisë së Iranit deklaroi javën e kaluar se negociatat kanë ngecur, pasi Uashingtoni nuk i ka përmbushur të shtatë kushtet për rihapjen e ngushticës.

“Qëndrimi ynë është i qartë dhe bazohet në propozimin shtatëditor të paraqitur ndaj SHBA-së. Ata kanë dhënë komente të cilat ne po i shqyrtojmë, por propozimi ynë mbetet ende në tryezë. Nëse do të kishte sadopak sinqeritet nga ana e SHBA-së – gjë që nuk ekziston – atëherë rruga për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit është e qartë”, ka thënë Araghchi, ndërsa ndodhej në Bagdad për një takim të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik.

Kushtet e Iranit përfshijnë, ndër të tjera, heqjen e bllokadës amerikane në portet iraniane, heqjen e sanksioneve të SHBA-së ndaj eksporteve të naftës, si dhe dhënien fund të armiqësive në të gjitha frontet rajonale.

Nëse Uashingtoni i pranon kushtet e Teheranit, ngushtica mund të rihapet brenda gjashtë ditësh, ndërsa bisedimet do të rifillonin të nesërmen, citohet të ketë thënë Araghchi.

Një pikë kryesore mosmarrëveshjeje ka qenë këmbëngulja e Uashingtonit për të trajtuar programin bërthamor të Iranit që në fillim.

Zëvendës-presidenti i SHBA-së, JD Vance, deklaroi më herët gjatë këtij muaji se Irani duhet të bëjë një reduktim “domethënës” të kapacitetit të tij për pasurimin e uraniumit, në mënyrë që të përmbushen kërkesat amerikane dhe t’i jepet fund luftës tetëmujore midis dy vendeve.

Teherani argumenton se negociatat duhet të përqendrohen fillimisht në rihapjen e Ngushticës së Hormuzit – e cila, para luftës, shërbente për transportin e rreth një të pestës së tregtisë globale të naftës dhe gazit natyror të lëngshëm (LNG) – si dhe në rivendosjen e sigurisë në këtë rrugë ujore. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.