KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Irani do të rihapë Ngushticën e Hormuzit 30 ditë pas arritjes së një marrëveshjeje paqeje

Irani do të rihapë Ngushticën e Hormuzit 30 ditë pas arritjes së një marrëveshjeje paqeje

SHBA-të dhe Irani po diskutojnë një plan për të rihapur Ngushticën e Hormuzit 30 ditë pasi të kenë rënë dakord për një marrëveshje paqeje.

Ky është një raport nga gazeta financiare Nikkei, duke cituar një burim diplomatik nga Lindja e Mesme, transmeton Telegrafi.

Një zyrtar i lartë amerikan tha më parë se Irani kishte rënë dakord “në parim” për të hapur ngushticën – e cila ka qenë e bllokuar për trafikun tregtar për pjesën më të madhe të luftës, duke rritur çmimet globale të naftës – në këmbim të heqjes së bllokadës së porteve iraniane nga SHBA-të.

Besohet se do të ketë 60 ditë për të siguruar një marrëveshje përfundimtare.

Ndryshe, mosmarrëveshjet mbi gjuhën mbi programin bërthamor të Iranit dhe heqja e sanksioneve kanë penguar finalizimin e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës, sipas zyrtarëve amerikanë, megjithëse ka optimizëm se mosmarrëveshjet do të zgjidhen relativisht shpejt.

Prania e një delegacioni iranian në Katar të hënën – përfshirë anëtarë të lartë të ekipit negociator të Teheranit – ishte një shenjë pozitive, tha një zyrtar amerikan, duke përmendur aftësitë ndërmjetësuese të Katarit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.