IPKO Cyber Security Conference IV rikthehet më 7 tetor 2026 në Prishtinë, duke mbledhur profesionistë të teknologjisë, përfaqësues të bizneseve dhe institucioneve, si dhe ekspertë të sigurisë kibernetike për të diskutuar sfidat dhe zhvillimet aktuale në këtë fushë.
E organizuar nga IPKO, konferenca mbahet për të katërtin vit radhazi, pas edicioneve të zhvilluara në 2023, 2024 dhe 2025. Përmes diskutimeve profesionale dhe sesioneve të dedikuara, eventi synon të rrisë njohuritë dhe ndërgjegjësimin rreth sigurisë kibernetike dhe rëndësisë së saj për bizneset, institucionet dhe individët.
Detajet
Data: 7 tetor 2026
Ora: 09:00
Vendndodhja: Klan Arena, Fabrika e Amortizatorëve, Prishtinë
Programi?
Edicioni i katërt i IPKO Cyber Security Conference do të fokusohet në sigurinë kibernetike, sfidat aktuale dhe zhvillimet e reja në këtë fushë.
Pjesë e programit janë edhe:
- Sesione dhe diskutime mbi sigurinë kibernetike
- Perspektiva dhe përvoja nga profesionistë të industrisë
- Masterclass A
- Masterclass B
- Mundësi për networking mes profesionistëve, bizneseve, institucioneve dhe ekspertëve
Pjesëmarrja në Masterclass A dhe Masterclass B është e kufizuar.
Arsyet pse duhet të merrni pjesë
- Për të mësuar më shumë rreth zhvillimeve dhe sfidave aktuale të sigurisë kibernetike.
- Për të dëgjuar perspektiva dhe përvoja nga profesionistë të industrisë.
- Për të krijuar kontakte me ekspertë, biznese dhe përfaqësues të institucioneve.
- Për të fituar përvojë më praktike përmes Masterclass-eve të dedikuara.
- Për të kuptuar më mirë rëndësinë e mbrojtjes kibernetike për individët dhe organizatat.
Informatat tjera për pjesëmarrësit
Për momentin nuk janë bërë të ditura informata për çmimin e pjesëmarrjes.
Për Masterclass A dhe Masterclass B, numri i pjesëmarrësve është i kufizuar, ndaj të interesuarit duhet të ndjekin informacionet rreth regjistrimit të publikuara nga organizatori.
Për njoftime të tjera rreth konferencës, publiku mund të ndjekë kanalet zyrtare të IPKO-s në Instagram dhe Facebook.