KORREKT / SOT13 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

IPK arreston një zyrtar policor nën dyshimin për ngacmim

IPK arreston një zyrtar policor nën dyshimin për ngacmim

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar një zyrtar policor, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Ngacmim”.

Sipas njoftimit, rasti është iniciuar pas një ankese të paraqitur nga një qytetare, e cila ka denoncuar veprime të kundërligjshme të dyshuara nga ana e zyrtarit policor.

Pas pranimit të informacionit, hetuesit e Departamentit të Hetimeve në kuadër të Inspektoratit Policor, në koordinim me Prokurorinë, kanë ndërmarrë veprime hetimore, të cilat kanë rezultuar me arrestimin e të dyshuarit.

Me vendim të prokurorit kompetent, zyrtarit policor i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet do të vazhdojnë edhe në vijim, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit, me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.