KORREKT / SOT18 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

iPhone Duo merr funksionin e zhbllokimit me fytyrë në versionin beta të iOS 27.3

iPhone Duo merr funksionin e zhbllokimit me fytyrë në versionin beta të iOS 27.3

Apple ka publikuar versionin e dytë beta të iOS 27.3 për zhvilluesit, duke sjellë disa veçori të reja, përfshirë mundësinë e zhbllokimit me njohjen e fytyrës në telefonin e palosshëm iPhone Duo.

Opsioni i ri, i quajtur “Unlock with Front Camera”, është shtuar në menynë “Touch ID and Passcode” në aplikacionin Settings, transmeton Telegrafi.

Ai u mundëson përdoruesve ta zhbllokojnë pajisjen përmes kamerës së përparme dhe njohjes së fytyrës kur telefoni është i palosur.

Megjithatë, funksioni ka disa kufizime. Zhbllokimi me fytyrë mund të përdoret vetëm në ekranin e kyçjes dhe nuk mbështet autentikimin për pagesat përmes Apple Pay apo qasjen në fjalëkalimet e ruajtura.

Gjithashtu, pas çdo 45 minutash pasiviteti, përdoruesit duhet të kryejnë sërish autentikimin përmes Touch ID.

Përditësimi i ri sjell edhe opsionin “Close to Lock”, i cili mundëson që iPhone Duo të kyçet automatikisht kur paloset, në vend që përmbajtja të transferohet në ekranin e jashtëm.

Ndër risitë e tjera janë kufizimet e reja të përdorimit për Apple Intelligence dhe Siri AI, si dhe funksioni “Ask About Page” për Siri-n, që u mundëson përdoruesve të kërkojnë informacione rreth faqes që kanë hapur.

iOS 27.3 beta 2 përfshin gjithashtu disa përmirësime të vogla, ndërsa versioni i parë beta i këtij përditësimi ishte publikuar në fillim të këtij muaji. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.