KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Investim i ri në shëndetësi në Istog, hapet QMF-ja në Gurrakoc

Investim i ri në shëndetësi në Istog, hapet QMF-ja në Gurrakoc

Komuna e Istogut ka njoftuar se është përuruar zyrtarisht Qendra e Mjekësisë Familjare në Gurrakoc, një investim që synon përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe krijimin e kushteve më të mira për qytetarët e kësaj ane.

Në ceremoninë e përurimit, prerjen e shiritit e bënë kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati, drejtori i Shëndetësisë, Fisnik Shoshaj, si dhe kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava.

Sipas njoftimit të komunës, ky projekt është realizuar falë donacionit nga Shteti i Kuvajtit, me ndërmjetësimin dhe angazhimin e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Me funksionalizimin e kësaj qendre, shërbimet shëndetësore pritet të jenë më afër qytetarëve, duke ofruar kushte më të mira për kujdesin parësor shëndetësor.

Komuna e Istogut ka shprehur mirënjohje për donatorët nga Shteti i Kuvajtit dhe Bashkësinë Islame të Kosovës për mbështetjen në realizimin e këtij projekti. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.