KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në Vushtrri

Intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në Vushtrri

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të zhvillojnë sot intervenime në disa lokacione të komunës së Vushtrrisë, si pjesë e punimeve të rregullta në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit.

Sipas njoftimit, punime në rrjetin e ujësjellësit do të realizohen në fshatrat Dobërllukë, Shtitaricë dhe Dalak, ndërsa intervenime në rrjetin e kanalizimit do të kryhen në rrugët “Lumni Surdulli”, “Skënderbeu” dhe “Ana Lin”.

Gjatë zhvillimit të punimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë. Pas rikthimit të furnizimit, uji mund të jetë përkohësisht i turbullt për shkak të ndryshimeve të presionit në rrjet.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që, në rast të turbullirës së ujit, ta lënë atë të rrjedhë për disa minuta derisa të kthjellohet.

Qytetarët falënderohen për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë realizimit të këtyre punimeve. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.