KORREKT / SOT29 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa zona të Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit

Intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa zona të Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar konsumatorët për intervenime të planifikuara në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa zona të Mitrovicës dhe komunave përreth.

Sipas njoftimit, ekipet e mirëmbajtjes do të kryejnë punime në rrjetin e ujësjellësit në: Rrugën “Ulqini”, Fshatin Zhabar, Fshatin Shipol, Rrugën “Xhafer Deva”, Bair, Rrugën “Cika Jovina”, në Mitrovicë të Veriut, Rrugën “Qeta e Minatorëve”, në Mitrovicë të Veriut.

Ndërkaq, intervenime në rrjetin e kanalizimit do të realizohen në: Rrugën “Ali Zeneli”, Rrugën “Ukshin Kovaqica” ,Rrugën “Gani Musa” ,Rrugën “Nemanjina”, në Zveçan.

KRU “Mitrovica” ka paralajmëruar se gjatë realizimit të punimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.

Konsumatorët janë njoftuar gjithashtu se pas rikthimit të furnizimit, uji mund të paraqitet përkohësisht i turbullt. Në raste të tilla, kompania rekomandon që uji të lihet të rrjedhë për disa minuta, derisa të kthjellohet.

KRU “Mitrovica” ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë realizimit të punimeve. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.