KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në 6 zona të Vushtrri

Intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në 6 zona të Vushtrri

Kompania Rajonle e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të zhvillojnë intervenime në disa lokacione të qytetit, si pjesë e punimeve në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit.

Sipas njoftimit, punimet në rrjetin e ujësjellësit do të realizohen në rrugët “Lumni Surdulli”, “Besa Shqiptare” dhe “Enver Feka”.

Ndërsa, intervenime në rrjetin e kanalizimit do të kryhen në rrugët “Hakif Zejnullahu”, “Ana Linë” dhe “Hamit Hyseni”.

Gjatë zhvillimit të punimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë për konsumatorët në zonat e prekura.

Po ashtu, autoritetet kanë bërë të ditur se pas rikthimit të furnizimit, uji mund të jetë përkohësisht i turbullt. Qytetarëve u rekomandohet ta lënë ujin të rrjedhë për disa minuta, derisa të kthjellohet.

Përgjegjësit falënderojnë konsumatorët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin gjatë realizimit të këtyre punimeve. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.