KORREKT / SOT6 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Instituti Albanologjik organizon tryezë shkencore në 80-vjetorin e lindjes së Dr. Zymer Nezirit

Instituti Albanologjik organizon tryezë shkencore në 80-vjetorin e lindjes së Dr. Zymer Nezirit

Instituti Albanologjik në Prishtinë, do të organizojë një tryezë shkencore kushtuar studiuesit dhe albanologut Dr. Zymer Neziri, me rastin e 80-vjetorit të lindjes së tij.

Aktiviteti, i titulluar “Dr. Zymer Neziri, 80-vjetori i lindjes”, do të mbahet sot, nga ora 10:00, në sallën e madhe të Institutit Albanologjik.

Në këtë tryezë shkencore, studiues dhe albanologë do të prezantojnë referime mbi veprën dhe kontributin shkencor të Dr. Zymer Nezirit, duke vënë në pah rëndësinë e punës së tij në fushën e albanologjisë. Përveç trajtimit të trashëgimisë së tij shkencore, ky aktivitet do të jetë edhe një mundësi për ta nderuar, përgëzuar dhe falënderuar profesorin për kontributin e çmuar ndër vite në studimet albanologjike.

Përmes këtij organizimi, Instituti Albanologjik synon të vlerësojë figurat që kanë lënë gjurmë të rëndësishme në zhvillimin e kërkimit shkencor dhe të albanologjisë. /KlanKosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.