Drejtoria për Inspekcion ka njoftuar se inspektorët kujdestarë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, janë duke zhvilluar kontrolle në terren për mbikëqyrjen e hapësirave publike dhe ndëshkimin e shkelësve.
Sipas njoftimit, kontrollet kanë për qëllim parandalimin e uzurpimit të hapësirave publike dhe lirimin e trotuareve nga automjetet e parkuara në mënyrë të parregullt.
Drejtoria u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe të mos pengojnë lëvizjen e këmbësorëve.
“Trotuari është për këmbësorë, jo për vetura!”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë për Inspekcion. /Telegrafi/
Burimi: telegrafi.com ↗

