KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në Obiliq pas raportimit të rastit

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në Obiliq pas raportimit të rastit

Inspektorati Qendror i Punës ka urdhëruar ndalimin e menjëhershëm të punimeve në një subjekt në Obiliq, pas raportimit të një rasti dhe evidentimit të shkeljeve ligjore që paraqesin rrezik për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve.

Sipas njoftimit të Inspektoratit, më 18 korrik 2026 inspektorët e punës kanë kryer një inspektim në subjektin në fjalë, ku kanë konstatuar shkelje të dispozitave të Ligjit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

Për shkak të rrezikut të konstatuar, është urdhëruar ndërprerja e menjëhershme e punimeve deri në eliminimin e të gjitha parregullsive dhe përmbushjen e kërkesave ligjore për garantimin e një mjedisi të sigurt pune.

“Inspektorati Qendror i Punës mbetet i përkushtuar në zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe do të vazhdojë të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të punëmarrësve”, thuhet në njoftim.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.