Gjatë inspektimit në një objekt ndërtimi në komunën e Drenasit, inspektorët e Inspektoratit Qendror të Punës kanë evidentuar parregullsi dhe mosrespektim të masave të sigurisë dhe shëndetit në punë.
Si pasojë e këtyre shkeljeve, është marrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.
Inspektorati Qendror i Punës u bën thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë obligimet ligjore për sigurinë dhe shëndetin në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në vendin e punës.
Burimi: indeksonline.net ↗

