KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Moti

Inspektorati Qendror i Punës apelon punëdhënësit për masa shtesë sigurie për shkak të motit të paqëndrueshëm

Inspektorati Qendror i Punës apelon punëdhënësit për masa shtesë sigurie për shkak të motit të paqëndrueshëm

Inspektorati Qendror i Punës (IQP) u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve në Kosovë që të rrisin nivelin e kujdesit dhe të zbatojnë masat e nevojshme për mbrojtjen e sigurisë dhe shëndetit të punëmarrësve, pas paralajmërimeve për mot të paqëndrueshëm.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi në rrjetin social në Facebook nga Inspektorati Qendror i Punës.

“Inspektorati Qendror i Punës, duke u bazuar në informatën publike të datës 21 korrik 2026 të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, lidhur me paqëndrueshmërinë e motit gjatë ditës së sotme dhe ditëve në vijim, u bënë thirrje të gjithë punëdhënësëve, e në veçanti ata që veprojnë në sektorët me rrezikshmëri të lartë, që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për garantimin e sigurisë dhe shëndetit në punë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu siç thuhet në njoftim: “Punëdhënësit duhet të kryejnë kontrollin e pajisjeve dhe mjeteve të punës, ndërsa në mënyrë të veçantë, ata që operojnë në sektorin e ndërtimtarisë duhet të sigurohen për gjendjen teknike dhe qëndrueshmërinë fizike të kranëve dhe pajisjeve të tjera ngritëse në vendpunishte, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe garantimit të sigurisë së punëmarrësve”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.