KORREKT / SOT1 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Inspektorati në Obiliq ndëshkon operatorët e transportit publik për mosrespektim të orarit

Inspektorati në Obiliq ndëshkon operatorët e transportit publik për mosrespektim të orarit

Komuna e Obiliqit ka njoftuar se Inspektorati Komunal ka zhvilluar inspektim te operatorët e transportit publik në këtë komunë.

Inspektimin e ka zhvilluar drejtori i Inspektoratit, Arif Pllana, së bashku me zyrtarë të kësaj drejtorie, ndërsa i pranishëm ishte edhe shefi i Kabinetit, Bashkim Gashi.

Sipas njoftimit, gjatë inspektimit është konstatuar mosrespektim i orarit të përcaktuar nga operatorët, për çka Inspektorati Komunal ka ndërmarrë masa ndëshkuese.

“Gjatë inspektimit është konstatuar mosrespektim i orarit të përcaktuar nga operatorët, ndaj Inspektorati Komunal ka ndërmarrë menjëherë masat ndëshkuese ndaj operatorëve”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që për çdo vonesë apo parregullsi në transportin publik të raportojnë përmes platformës “Alo Komuna”, në mënyrë që të ndërmerren masat e nevojshme. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.