KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Inspektorati në Gjilan gjobit një biznes për ndotje të rrugës dhe dëmtim të trotuarit

Inspektorati në Gjilan gjobit një biznes për ndotje të rrugës dhe dëmtim të trotuarit

Inspektorët e Komunës së Gjilanit kanë shqiptuar gjobë ndaj një subjekti afarist, pasi kamionët e tij kanë ndotur rrugën dhe kanë dëmtuar trotuarin në rrugën “Marie Shllaku”.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Inspekcionit, veprimet janë ndërmarrë pas ankesave të qytetarëve, të cilët kanë raportuar për bartje të baltës nga kamionët, duke shkaktuar ndotje të rrugës dhe dëmtime në anësore dhe trotuar.

Autoritetet komunale bëjnë të ditur se inspektorët kanë konstatuar shkeljet në terren dhe kanë ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj subjektit përkatës.

“Ftojmë të gjithë shoferët dhe operatorët që të respektojnë detyrimet ligjore dhe të tregojnë kujdes të shtuar në ruajtjen e mjedisit dhe pastërtisë publike. Rrugët dhe hapësirat publike janë pasuri e përbashkët dhe mirëmbajtja e tyre është përgjegjësi e secilit prej nesh”, thuhet në njoftim.

Drejtoria e Inspekcionit ka theksuar se inspektorët do të vazhdojnë kontrollet në terren dhe do të shqiptojnë gjoba ndaj të gjithë atyre që cenojnë mjedisin dhe hapësirat publike. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.