KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Inspektorati ndalon punimet në pishinën gjysmëolimpike në Podujevë

Inspektorati ndalon punimet në pishinën gjysmëolimpike në Podujevë

Inspektorati Qendror i Punës ka njoftuar se ka ndaluar punimet në pishinën gjysmëolimpike në komunën e Podujevës, pas konstatimit të parregullsive në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë.

Sipas njoftimit në Facebook, gjatë inspektimit janë evidentuar mungesa të masave të nevojshme për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve.

“Për shkak të këtyre parregullsive, Inspektorati Qendror i Punës ka marrë vendim për ndalimin e punimeve deri në përmbushjen e kërkesave ligjore për siguri dhe shëndet në punë. Inspektorati Qendror i Punës u bën thirrje të gjithë punëdhënësve të zbatojnë masat e sigurisë dhe shëndetit në punë, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të punëtorëve”, thuhet në njoftim.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.