KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Inspektorati ndalon punimet në katër objekte ndërtimi në Prizren, Gjilan, Ferizaj dhe Prishtinë

Inspektorati ndalon punimet në katër objekte ndërtimi në Prizren, Gjilan, Ferizaj dhe Prishtinë

Inspektorati Qendror i Punës ka njoftuar se ka ndaluar përkohësisht punimet në katër objekte ndërtimi në Prizren, Gjilan, Ferizaj dhe Prishtinë, pas konstatimit të parregullsive në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë.

Sipas njoftimit, gjatë inspektimeve të kryera në nga një objekt ndërtimi në këto katër komuna, janë evidentuar mangësi dhe mosmarrje të masave të nevojshme për garantimin e sigurisë së punëtorëve.

Për këtë arsye, Inspektorati Qendror i Punës ka nxjerrë vendime për ndalimin e përkohshëm të punimeve në këto objekte.

Punimet do të mund të rifillojnë pas eliminimit të të gjitha mangësive të evidentuara dhe krijimit të kushteve të sigurta për zhvillimin e punës.

Inspektorati Qendror i Punës ka bërë të ditur se do të vazhdojë mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës, ndërsa ka apeluar te punëdhënësit që të respektojnë standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në vendin e punës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.