Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se një hapësirë publike në rrugën “Ahmet Selaci” është liruar nga uzurpimi pas afro dy dekadash.
Në kuadër të aksionit, nënkryetari i Komunës, Enis Osmani, së bashku me drejtorin e Inspekcionit, Mujë Igrishta, dhe drejtorin për Planifikim dhe Urbanizëm, Ardian Kavaja, kanë vizituar hapësirën pas ndërhyrjes së inspektorëve komunalë.
Sipas Komunës, inspektorët kanë bërë dislokimin e kioskave të këpucëtarëve nga hapësira e trotuarit, duke krijuar më shumë hapësirë për qarkullimin e këmbësorëve.
Komuna ka thënë se lirimi i kësaj hapësire synon të mundësojë qarkullim më të lirë dhe më të sigurt për qytetarët.
Nga Komuna e Mitrovicës është bërë e ditur se aksionet për lirimin dhe sistemimin e hapësirave publike, trotuareve, shesheve dhe pronave komunale do të vazhdojnë edhe në zona të tjera. /Telegrafi/