KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Inspektorati i Punës ndalon punimet në dy objekte ndërtimi në Drenas dhe Gjilan

Inspektorati i Punës ndalon punimet në dy objekte ndërtimi në Drenas dhe Gjilan

Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në dy objekte ndërtimi, një në komunën e Drenasit dhe një në komunën e Gjilanit, pas konstatimit të parregullsive lidhur me masat për sigurinë dhe shëndetin në punë.

Sipas njoftimit të Inspektoratit, gjatë inspektimeve në terren është konstatuar se në këto dy objekte nuk ishin marrë masat e nevojshme për garantimin e sigurisë dhe shëndetit të punëtorëve.

Për këtë arsye, Inspektorati Qendror i Punës ka nxjerrë vendime për ndalimin e përkohshëm të punimeve në të dyja objektet.

Punimet do të mund të vazhdojnë pas eliminimit të të gjitha mangësive të evidentuara dhe krijimit të kushteve të sigurta për zhvillimin e punës.

Inspektorati Qendror i Punës ka thënë se do të vazhdojë mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës, ndërsa ka apeluar te punëdhënësit që të respektojnë standardet e sigurisë dhe shëndetit në punë.

Sipas Inspektoratit, zbatimi i këtyre standardeve synon parandalimin e aksidenteve dhe garantimin e një ambienti më të sigurt për punëtorët. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.