KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Inspektime kundër piraterisë në Prishtinë dhe Gjilan, detaje nga aksioni

Inspektime kundër piraterisë në Prishtinë dhe Gjilan, detaje nga aksioni

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), përmes Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), ka intensifikuar kontrollet për zbatimin e legjislacionit në fushën e të drejtës së autorit dhe të drejtave të përafërta.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve, ekipet inspektuese të IQMT-së kanë realizuar sot inspektime në subjekte ekonomike në rajonet e Prishtinës dhe Gjilanit, me fokus të veçantë te bizneset që merren me fotokopjim, riprodhim dhe shpërndarje të materialeve të mbrojtura nga e drejta e autorit.

Sipas MINTI-t, qëllimi i kontrolleve është verifikimi i respektimit të kërkesave ligjore gjatë riprodhimit dhe përdorimit të materialeve të mbrojtura, si dhe parandalimi i përdorimit, riprodhimit apo shfrytëzimit të paautorizuar të veprave të mbrojtura.

Aktivitetet inspektuese janë realizuar në bazë të Ligjit Nr. 08/L-205 për të Drejtën e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, si dhe në kuadër të kompetencave të përcaktuara me Ligjin Nr. 08/L-279 për Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut.

MINTI dhe IQMT kanë bërë të ditur se përmes këtyre aksioneve synojnë mbrojtjen e të drejtave të autorëve dhe titullarëve të të drejtave, rritjen e ndërgjegjësimit të operatorëve ekonomikë dhe krijimin e një tregu ku veprimtaria ekonomike zhvillohet në përputhje me ligjin.

Sipas njoftimit, kontrollet në këtë fushë do të vazhdojnë edhe në rajone të tjera të Kosovës, duke u bazuar edhe në ankesat dhe informacionet e pranuara nga konsumatorët për raste të dyshuara të shkeljes së të drejtës së autorit dhe piraterisë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.