Me çmimet e larta të karburantit, makinat elektrike po bëhen gjithnjë e më tërheqëse.
Megjithatë, infrastruktura e karikimit në SHBA mbetet e pabarabartë, sipas një studimi të iSeeCars.
Los Angeles kryeson për numrin e karikuesve, me 36.318 pika, ndërsa zona e San Franciskos, përfshirë Oaklandin dhe San Hozen, renditet e para për raportin mes popullsisë dhe karikuesve, me një pikë për çdo 334 banorë.
Qytetet me më shumë stacione karikimi:
Los Angeles – 36.318
San Francisko – 22.430
New York– 19.036
Boston – 12.017
Denver – 8.300
Qytetet me më pak stacione karikimi:
Luisvill – 621
Greensboro–Winston-Salem – 700
Milvoki – 852
Birmingam – 857
Oklahoma City – 867
Studimi thekson se, pavarësisht zgjerimit të infrastrukturës, shumë qytete amerikane ende nuk ofrojnë karikues të mjaftueshëm. Deri në fund të vitit, SHBA-ja pritet të ketë afro 300 mijë pika publike karikimi për automjetet elektrike. /Telegrafi/

