KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Influencuesja e famshme belge Wizard Liz me komplimente për gratë shqiptare

Influencuesja e famshme belge Wizard Liz me komplimente për gratë shqiptare

Blogerja e njohur ndërkombëtarisht, Wizard Liz, është bërë sërish pjesë e vëmendjes në rrjetet sociale, këtë herë pas një videoje që po qarkullon në TikTok, ku ajo shpreh admirimin për një vajzë shqiptare.

Në videon virale, Liz dëgjohet duke thënë: “Ne i duam gratë shqiptare. Kamarierja këtu më njohu, djema. Ajo është shqiptare, është shumë e bukur”.

Më pas së bashku me shoqen e saj teksa ndodhen në pushime flasin edhe në gjuhën shqipe: “Të dua, zemër”.

Foto: TikTok

Kjo deklaratë ka marrë reagime të shumta nga ndjekësit shqiptarë, të cilët e kanë shpërndarë videon dhe kanë vlerësuar fjalët e saj.

Wizard, e cila është një nga krijueset më të ndjekura në rrjetet sociale për përmbajtje rreth vetëzhvillimit, bukurisë dhe jetës personale, ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes edhe për historitë private dhe mesazhet që ndan me miliona ndjekës.

Në të kaluarën, ka folur hapur për përvojat e saj në marrëdhënie dhe për ndryshimet personale që ka kaluar, duke bërë që shumë fansa ta ndjekin jo vetëm për përmbajtjen motivuese, por edhe për historinë e jetës.

Ndërkohë, videoja e fundit ka rikthyer vëmendjen te ylli nga Belgjika dhe mënyra se si ajo vazhdon të krijojë lidhje me audienca të ndryshme në mbarë botën. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.