Një nxënës i mitur në shkollën “Emin Duraku” në Prizren ka mundur të përfundonte tragjikisht, po të mos ishte veprimi i shpejt i mësueses së tij.
Gjatë së mërkurës, derisa ishte në klasë gjatë orës mësimore, i mituri aksidentalisht e përpiu stilolapsin, i cili nuk i shkoi në stomak, por i ngeli në fyt.
Por, momenti i vështirë për këtë nxënës, nuk zgjati shumë, pasi pas tij vrapoi për ndihmë mësimdhënësja, e cila krejt këtë përvojë e cilësoi shumë të frikëshme.
E këtu, siç duket i hyri në punë një trajnim i kryer enkas për nxënësit.
Mësueseses dhe tre anëtarëve të stafit që e ndihmuan fëmijën ta kalojë këtë rast, nga shkolla iu ndanë mirënjohje.
Burimi: klankosova.tv ↗

