KORREKT / SOT11 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Incidenti në prapaskenë të Oscars – Teyana Taylor humbi durimin, i bërtiti një roje sigurie që e shtyu

Incidenti në prapaskenë të Oscars – Teyana Taylor humbi durimin, i bërtiti një roje sigurie që e shtyu

Këngëtarja dhe aktorja, Teyana Taylor, u shfaq e zemëruar në prapaskenë pasi pretendoi se një roje sigurie e kishte shtyrë në turmë pas përfundimit të ceremonisë.

Sipas një videoje që qarkullon në rrjetet sociale, Taylor dukej e shqetësuar dhe u përfshi në një debat të zëshëm me burrin, të cilin e akuzoi se e kishte shtyrë ndërsa përpiqej të kalonte.

Ajo tha se rojet vendosën ‘duart mbi një grua’ dhe u treguan shumë të pasjellshëm.

Foto: YouTube

Incidenti ndodhi kur Taylor po përpiqej të kthehej në skenë për të bërë fotografi me kolegët e saj nga filmi “One Battle After Another”, i cili atë mbrëmje fitoi çmimin për ‘filmin më të mirë’.

Sipas raportimeve, roja kishte për qëllim të bllokonte kalimin e saj dhe të një drejtoreshë ekzekutive të Warner Bros., duke përdorur trupin për t’i penguar të ngjiteshin në shkallët drejt skenës.

Taylor ishte e nominuar për ‘aktoren më të mirë dytësore’, por çmimin e fitoi Amy Madigan për filmin “Weapons”.

Megjithatë, ajo festoi më vonë pasi filmi i saj, i drejtuar nga Paul Thomas Anderson, fitoi çmimin kryesor të mbrëmjes.

– YouTube youtube.com

Në video, Taylor përsërit se rojet ishin të pasjellshëm dhe e kishin shtyrë, ndërsa të tjerët përpiqeshin ta qetësonin situatën. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.