KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Incidenti me futbollistin e Villarealit, Viniciusit i vihet në pikëpyetje “El Clasico”

Incidenti me futbollistin e Villarealit, Viniciusit i vihet në pikëpyetje “El Clasico”

Real Madridi mund të përballet me një mungesë të rëndësishme në ndeshjet e ardhshme, pasi Vinicius Jr rrezikon të pezullohet pas kartonit të kuq të marrë në takimin e mbrëmshëm.

Sulmuesi brazilian u ndëshkua me të kuq pas një incidenti me kundërshtarin Nathan Saliba. Gjatë një aksioni ku Vinicius arriti të shënonte gol, ai dyshohet se ia tërhoqi flokët lojtarit kundërshtar. Pas rishikimit të pamjeve nga sistemi VAR, goli u anulua, ndërsa futbollisti i Real Madridit u përjashtua nga loja.

Vendimi shkaktoi reagimin e ashpër të brazilianit, i cili protestoi ndaj gjyqtarit pas ndëshkimit.

Sipas nenit 130 të Kodit Disiplinor të futbollit spanjoll, sjellja e dhunshme gjatë lojës, në rastet kur nuk shkakton pasoja dëmtuese apo lëndime, mund të dënohet me pezullim nga një deri në tri ndeshje ose me një muaj pezullim.

Megjithatë, nëse veprimi vlerësohet se ka ndodhur jashtë aksionit të lojës, kur futbollisti nuk ka mundësi të luajë topin ose kur loja është e ndalur, parashikohet pezullim nga dy deri në tri ndeshje.

Klasifikimi përfundimtar i incidentit nga organet disiplinore do të jetë vendimtar për përcaktimin e masës së dënimit ndaj Viniciusit.

Për Real Madridin, shqetësimi kryesor lidhet me mundësinë që braziliani të mos jetë i gatshëm për përballjen e shumëpritur ndaj Barcelonës në “El Clasico”. Kjo do të varet nga kohëzgjatja e pezullimit dhe nëse ai do të përfshijë edhe duelin ndaj rivalit të përbetuar.

Deri në marrjen e vendimit përfundimtar, mbetet e paqartë se sa ndeshje do të mungojë sulmuesi brazilian.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.