KORREKT / SOT29 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Incident në Michigan, automjeti godet sinagogën – reagon Trump

Incident në Michigan, automjeti godet sinagogën – reagon Trump

Një shofer që përplasi automjetin e tij në një sinagogë të madhe në Michigan ka vdekur.

Sherifi i Qarkut Oakland, Mike Bouchard, tha se i dyshuari kishte drejtuar automjetin e tij përmes dyerve të sinagogës Temple Israel në West Bloomfield, përpara se të përfshihej nga flakët.

Rojet e sigurisë në sinagogë hapën zjarr ndërsa ai po i afrohej.

Njëri prej tyre që ishte goditur nga automjeti po trajtohej në spital dhe pritet të shërohet.

Sipas FBI-së, incidenti po hetohej si një “akt i synuar dhune kundër komunitetit hebre”.

Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare e identifikoi të dyshuarin si Ayman Mohamad Ghazali, një 41-vjeçar i lindur në Liban dhe i ardhur në SHBA në vitin 2011.

Ndryshe, tempulli i Izraelit – një nga sinagogat më të mëdha hebraike reformiste në SHBA – ka gjithashtu një çerdhe nga ku dhjetëra fëmijë u desh të evakuoheshin gjatë incidentit.

Në lidhje me incidentin ka reaguar edhe presidenti amerikan, Donald Trump.

Ai deklaroi se donte t’i “dërgonte dashurinë komunitetit hebre të Michiganit dhe të gjithë njerëzve në Detroit”.

“Është një gjë e tmerrshme”, tha ai. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.