Komuna e Gjakovës ka njoftuar se sot është inauguruar faza e dytë e rregullimit të shtratit të lumit Llukac dhe shëtitores në gjatësi prej 775 metrash.
Sipas komunës, projekti është realizuar me një investim prej 818 mijë eurosh dhe ka krijuar një hapësirë të re për ecje, relaks dhe aktivitete të qytetarëve.
Komuna e Gjakovës ka bërë të ditur se projekti synon përmirësimin e hapësirave publike dhe krijimin e kushteve më të mira për qytetarët. /Telegrafi/