Imami Bashkim Aliu ka reaguar në lidhje me rastin në fshatin Llacë të Tetovës, i cili shkaktoi reagime të shumta në opinion. Imami Aliu thotë se rastet mortore nuk duhet të shndërrohen në spektakël mediatik.
Ai thotë se disa gjëra nuk kanë nevojë për interpretime të ndërlikuara.
“Po, imami nuk është melek dhe, si çdo njeri tjetër, mund të ketë një qëndrim që për dikë mund të jetë i diskutueshëm. Por, kur bëhet fjalë për mort, për askënd nuk duhet të jetë e diskutueshme se është thellësisht jonjerëzore ta shndërrosh mortin në spektakël, në një show mediatik, veçanërisht kur këtë e bën një fëmijë për nënën e vet”.
“Këtu përfundon çdo diskutim serioz mbi vlerësimin e qëndrimit të imamit. Ajo që mbetet është mjerimi i imituesit të një grumbulli nga Deçani, i cili, në vend që të kuptojë dhimbjen dhe dinjitetin e mortit, zgjedh ta shndërrojë atë në skenë për protagonizëm e spektakël. Disa gjëra nuk kanë nevojë për interpretime të ndërlikuara: vdekja kërkon respekt, dhimbja kërkon dinjitet, ndërsa morti nuk është vend për spektakël”, ka shkruar imami Bashkim Aliu.
