Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Ilir Krasniqi, ka reaguar pas humbjes 3-0 ndaj Irlandës në Dublin.
Krasniqi ka pranuar se skuadra ka nevojë për përmirësime të vazhdueshme, ndërsa shpreson që kjo disfatë të shërbejë si mësim për të ardhmen.
“Ky është futbolli! Kemi nevojë të përmirësohemi vazhdimisht. Shpresoj që kjo humbje të na bëjë edhe më të fortë!”, ka deklaruar Krasniqi.
Kosova e mbylli edicionin e UEFA Nations League në vendin e tretë të grupit, duke siguruar qëndrimin në Ligën B.
/GazetaBlic Sport/
Burimi: gazetablic.com ↗

