KORREKT / SOT2 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Iliana Iotova kryeson në sondazhet pas votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Bullgari

Iliana Iotova kryeson në sondazhet pas votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Bullgari

Sipas sondazheve të kryera pas votimit, raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Bullgari duket se po çon drejt fitores së kandidates në detyrë, Ilijana Iotova.

Parashikimet fillestare sugjerojnë se Iotova, kandidatja e partisë në pushtet të qendrës së majtë “Bullgaria Progresive” (PB), mund të sigurojë 52% të votave.

Nëse ky rezultat konfirmohet zyrtarisht, ajo do të bëhet gruaja e parë e zgjedhur në krye të shtetit bullgar.

Ish-kryeministri i përkohshëm dhe rivali i saj, Andrej Gjurov – i mbështetur nga partitë opozitare reformiste pro-perëndimore – raportohet se ndodhet pas saj, me rreth 45% të votave.

Lufta në Ukrainë, jo larg Bullgarisë, ka luajtur një rol të rëndësishëm në zgjedhjet e këtij vendi, i cili ndodhet në krahun lindor të NATO-s.

Gjatë gjithë fushatës zgjedhore, Iotova bëri thirrje vazhdimisht për një zgjidhje paqësore për Ukrainën përmes negociatave me Rusinë.

Ajo deklaroi se dëshiron të jetë një “Presidente e Paqes” për Bullgarinë.

Gjatë fushatës, Gjurov u shpreh në favor të një afrimi më të madh me partnerët perëndimorë dhe një mbështetjeje më të fortë për Ukrainën përballë luftës agresive të Rusisë.

Ky votim ishte prova e parë e madhe për partinë “Bullgaria Progresive” – e cila mbështet Jotovën dhe njihet për qëndrimet e saj miqësore ndaj Moskës – parti kjo e lidhur me kryeministrin Rumen Radev.

Politikanja 62-vjeçare mori detyrën presidenciale në janar, kur Radev dha dorëheqjen për të kandiduar për në parlament.

Vëzhguesit presin që ajo të vazhdojë politikën e Radevit: ta mbajë Bullgarinë në rrugën e saj evropiane, duke mbështetur njëkohësisht marrëdhënie më të mira me Rusinë dhe heqjen e sanksioneve.

Zgjedhjet në këtë vend të BE-së, në Evropën Juglindore, u hijezuan nga konflikti në Ukrainë.

Në zonën ekonomike bullgare në Detin e Zi – si dhe në atë të Rumanisë fqinje – sulmet me dronë ndaj anijeve tregtare janë bërë gjithnjë e më të shpeshta gjatë javëve të fundit.

Pozicioni i presidentit në Bullgari është kryesisht ceremonial. Kreu i shtetit nuk ka kompetenca ekzekutive dhe të gjitha politikat kryesore duhet të miratohen nga parlamenti; megjithatë, zgjedhja e drejtpërdrejtë i jep presidentit një autoritet më të madh politik.

Presidenti është komandant i forcave të armatosura, ka të drejtën e vetos ndaj ligjeve, nënshkruan traktate ndërkombëtare dhe emëron ambasadorë.

Presidentët në Bullgari zgjidhen drejtpërdrejt për një mandat pesëvjeçar dhe mund të shërbejnë për jo më shumë se dy mandate. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.