KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

“Ika nga dasma”, Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe u largova

“Ika nga dasma”, Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm: Dola jashtë, mora makinën dhe u largova

Këngëtarja e njohur Eli Fara ka qenë në mesin e të ftuarve në emisionin “Live me Luizin”, emisioni më i ri i cili nisi sot transmetimin.

Gjatë bisedës ajo kujton edhe një moment delikat në një dasmë, kur iu desh të largohej për shkak të drejtuesit të dasmës.

“Kam një situatë shumë të lezetshme, e mora me sportivitet. Isha për një dasmë, organizohej në drekë. U çova që në mëngjes, ishte një verë, shkova në parukeri, vesha një fustan, u bëra bukur dhe shkoj në dasëm. Ishte afër aeroportit, mbërrij atje”.

“Shoh muzikantët, ambientin dhe njerëzit. Pyes muzikantët, jeni të sigurt që unë jam në këtë dasëm? Ishte një drejtues i dasmës, regjisor i dasmës, nga familja, që u thonte këtyre që kërcenin si t’i urdhëronte: Çohu ti, ulu, ti tjetri çohu!”.

“Pas 10 minutash sërish: Çohu ti! Dhe unë u çova, u thashë muzikantëve që po dal pak përjashta, mora makinën dhe u largova, kaq ishte dasma”, tha Fara. /TCH/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.