KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Igrishta: Në fazën përfundimtare punimet për çerdhen publike në Mitrovicë

Igrishta: Në fazën përfundimtare punimet për çerdhen publike në Mitrovicë

Drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit në Mitrovicë, Mujë Igrishta, ka njoftuar se punimet për ndërtimin e çerdhes publike në hapësirën e njohur si Ish-DESI, në rrugën “Mursel Igrishta”, kanë hyrë në fazën përfundimtare.

Sipas Igrishta, Drejtoria e Inspekcionit ka ndërmarrë veprime për lirimin e hapësirës publike, duke krijuar kushtet për realizimin dhe përfundimin e projektit.

Ai ka bërë të ditur se aksione të ngjashme do të zhvillohen edhe në ditët në vijim, me qëllim të lirimit të hapësirave publike dhe përmirësimit të kushteve për qytetarët.

“Po vazhdojmë me punë të mira për Mitrovicën tonë!”, ka shkruar Igrishta. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.