KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Moti

Idrizi: Kanë nisur intervenimet për sanimin e dëmeve pas reshjeve të fundit në Vushtrri

Idrizi: Kanë nisur intervenimet për sanimin e dëmeve pas reshjeve të fundit në Vushtrri

Pas reshjeve të fundit të shiut dhe dëmeve të shkaktuara në infrastrukturë, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka njoftuar se kanë nisur intervenimet në terren për sanimin e gjendjes.

Sipas tij, ekipet komunale janë angazhuar në pastrimin, zgjerimin dhe rehabilitimin e shtretërve të lumenjve dhe përroskave, me qëllim parandalimin e dëmeve të mëtejme dhe rritjen e sigurisë për qytetarët.

“Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim po vazhdon punimet për pastrimin, zgjerimin dhe rehabilitimin e shtretërve të lumenjve dhe përroskave. Aktualisht, punimet janë duke u zhvilluar në fshatin Shtitaricë, ndërsa ndërhyrjet do të vazhdojnë edhe në zonat tjera ku janë evidentuar probleme”, ka deklaruar kryetari Idrizi.

Komuna e Vushtrrisë ka bërë të ditur se do të vazhdojë monitorimin e situatës në terren dhe ndërhyrjet e nevojshme në zonat e prekura nga reshjet, në koordinim me drejtoritë përkatëse. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.