KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

IDF thotë se vrau operativë të Hezbollahut që mbanin RPG dhe goditi një raketëhedhës në Libanin jugor

IDF thotë se vrau operativë të Hezbollahut që mbanin RPG dhe goditi një raketëhedhës në Libanin jugor

IDF thotë se dje goditi dhe vrau disa operativë të Hezbollahut, të cilët ishin të armatosur me RPG dhe vepronin pranë trupave në jug të Libanit.

Pasi operativët u identifikuan nga komandot e Njësisë Egoz, Forcat Ajrore Izraelite kryen sulme ndaj operativëve dhe strukturës ku ata ndodheshin në zonën Nabatieh, “për të hequr kërcënimin për forcat”, thotë ushtria, transmeton Telegrafi.

Në një incident të veçantë, trupat e Njësisë Shumë-Domenesh goditën dhe shkatërruan një raketëhedhës të Hezbollahut që ushtria thotë se “paraqiste një kërcënim për forcat”.

Të premten, Izraeli, Libani dhe Shtetet e Bashkuara nënshkruan një marrëveshje trepalëshe që synonte hapjen e rrugës për një marrëveshje më të gjerë paqeje midis dy kombeve të Lindjes së Mesme.

Ushtria izraelite publikoi pamjet e këtij sulmi ajror që la të vrarëe operativët e Hezbollahut të mbështetur nga Irani. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.