KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ibrahimi: Mbrojtja e katërshes së UÇK-së duhet ta apelojë edhe lartësinë e dënimeve

Ibrahimi: Mbrojtja e katërshes së UÇK-së duhet ta apelojë edhe lartësinë e dënimeve

Avokati Adrianit Ibrahimi ka thënë se mbrojtja e katërshes së UÇK-së në Hagë, përveç bazave të tjera ligjore, duhet të apelojë edhe lartësinë e dënimeve të shqiptuara nga Gjykata Speciale.

Ibrahimi, i ftuar në "FIVE" u shpreh se bazat e ankesës janë të ngjashme me ato që zbatohen në Kosovë dhe përfshijnë aplikimin e gabuar të së drejtës materiale, vërtetimin e gabuar ose jo të plotë të gjendjes faktike, si dhe lartësinë e dënimit.

“Bazat e ankesës janë të ngjashme si në Kosovë, tani mbrojtja mund të paraqesë ankesë mbi bazën e aplikimit të gabuar të së drejtës materiale, vërtetimit të gabuar apo jo të gjendjes faktike, por mund të apelojë edhe lartësinë e dënimit – këtë të fundit mendoj që duhet patjetër të përfshihet në ankesë”, u shpreh Ibrahimi.

Ai ka ngritur çështjen e kohëzgjatjes së dënimeve, duke thënë se në kohën kur pretendohet se janë kryer veprat penale, ligji në fuqi kishte paraparë dënim maksimal deri në 15 vjet burgim.

“Në kohën kur pretendohet se janë kryer veprat penale, ligji në fuqi në atë kohë dënimin maksimal e ka paraparë deri në 15 vite, ndërsa në rastin e katërshes dy prej tyre janë dënuar me mbi 15 vjet, që nënkupton se kjo ka të bëjë jo vetëm me lartësinë e dënimit, por edhe me aplikimin e gabuar të së drejtës materiale”, deklaroi ai.

Ibrahimi ka sqaruar se aktualisht procedura është në fazën e njoftimit për ankesë, për të cilën është paraparë afati prej 30 ditësh, por që është shtyrë me kërkesë të mbrojtjes.

“Tani jemi në fazën ku vetëm njoftimi për ankesë paraqitet, që është afat prej 30 ditë dhe me kërkesë të mbrojtjes është shty”, u shpreh avokati.

Hap videon në burimin e saj ↗
Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.