KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

I zhdukur nga 2 korriku, policia kërkon ndihmë në gjetjen e Xhafer Raqit

I zhdukur nga 2 korriku, policia kërkon ndihmë në gjetjen e Xhafer Raqit

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e Xhafer Raqit, i lindur në vitin 1948, i cili rezulton i zhdukur që nga 2 korriku i këtij viti.

Policia ka bërë të ditur që nga raportimi, institucionet përkatëse kanë ndërmarrë një sërë veprimesh hetimore dhe operative për lokalizimin e tij, transmeton Klankosova.tv.

Në kuadër të kërkimeve, Policia e Kosovës, në koordinim me prokurorinë kompetente, Njësitin për Kërkim-Shpëtim të FSK-së dhe në bashkëpunim me familjarët, ka intervistuar persona që mund të kenë informacione të rëndësishme, ka verifikuar hyrje-daljet në pikat kufitare dhe ka zhvilluar kërkime intensive në zonat që personi i frekuentonte zakonisht.

Po ashtu, janë analizuar dhe verifikuar informacione të ndryshme lidhur me lëvizjet dhe vendndodhjen e mundshme të tij, si dhe janë ndërmarrë veprime të tjera policore dhe hetimore.

Megjithatë, pavarësisht angazhimit të vazhdueshëm të institucioneve, Xhafer Raqi ende nuk është lokalizuar.

Pas autorizimit nga prokurori i Shtetit, Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë informacione që mund të ndihmojnë në gjetjen e tij, t’i ndajnë ato me organet e rendit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.