Një i mitur është arrestuar në Prishtinë, pasi gjatë kontrollit policor i është gjetur një pistoletë me dy fishekë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 16 tetor, rreth orës 02:00, në rrugën “Ali Vitia”.
Arma dhe dy fishekët janë sekuestruar nga policia, ndërsa i dyshuari është arrestuar.
Me vendim të prokurorit, i mituri është dërguar në mbajtje.
"Rr. Ali Vitia, Prishtinë 16.10.2026 – 02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar-i mitur, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me dy fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje".
Burimi: klankosova.tv ↗

