KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

I jashtëzakonshëm në mbrojtje, vendimtar në sulm – Rrahmani ndër më të mirët në fitoren e Napolit

I jashtëzakonshëm në mbrojtje, vendimtar në sulm – Rrahmani ndër më të mirët në fitoren e Napolit

Amir Rrahmani zhvilloi një paraqitje të jashtëzakonshme në fitoren 2-0 të Napolit kundër Lazios, në ndeshjen e vlefshme për Serie A.

Mbrojtësi kosovar ishte protagonist absolut i takimit, duke u vlerësuar me notën 8.0 nga SofaScore, ndërsa kontribuoi edhe me një gol, duke konfirmuar formën e tij të lartë këtë sezon.

Rrahmani luajti 79 minuta, realizoi 95 pasime të sakta nga 100, kishte 105 prekje të topit, fitoi të gjitha duelet në tokë (4/4) dhe në ajër (3/3), duke treguar siguri maksimale në mbrojtje.

Me këtë paraqitje solide dhe vendimtare, Amir Rrahmani vazhdon të jetë një nga shtyllat kryesore të Napolit, duke dëshmuar rëndësinë e tij si në fazën mbrojtëse ashtu edhe në atë ofensive. /Telegrafi/

Me fitoren ndaj Lazios, Napoli ngritet në pozitën e dytë në tabelë me 37 pikë, një më pak se lideri Milani. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.