KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

I gjenden në veturë 204 cigare elektronike, dyshohen të jenë me kanabis

I gjenden në veturë 204 cigare elektronike, dyshohen të jenë me kanabis

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person pasi që gjatë kontrollit të automjetit të tij me targa të Shqipërisë, janë gjetur dhe sekuestruar 204 cigare elektronike të cilat dyshohet të jenë me përmbajtje të lëndës narkotike kanabis.

Rasti ka ndodhur në pikën kufitare në Merdarë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të automjetit të tij me targa të Shqipërisë, janë gjetur dhe sekuestruar 204 cigare elektrike të cilat dyshohet të jenë me përmbajtje të lëndës narkotike kanabis”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.