I dyshuari i aksidentit fatal me dy viktima në Durrës, Nikoll Radaçi është lënë në burg.
Avokatja Arta Geca u shpreh se masa ishte ajo që pritej, ndërsa tregoi se Radaçi ishte në gjendje të rënduar psikologjike dhe nuk mbajti qëndrim gjatë seancës.
“Sapo mbaroi seanca. Unë isha e ftuar nga shteti për të siguruar mbrojtjen. U vendos masa arrest në burg. Ai është akuzuar për tri vepra penale. Autori dukej në gjendje shoku, ishte i rënduar psikologjikisht. Nuk ishte asnjë familjar prezent”, u shpreh avokatja.
Radaçi është shfaqur i qetë pas kafazit të xhamtë, ndërsa siç raporton korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi, familja e ka braktisur atë në këtë seancë.
Familjarët nuk kanë pranuar që t’i marrin avokat, duke iu caktuar kështu avokat nga shteti. /Tch/