Një person është arrestuar sonte në Fushë-Kosovë, në një operacion që ka nisur tash e disa orë dhe po vijon.
Me të rrethuar zonën me shirit, policia nisi inspektimin e vendit të ngjarjes, teksa në asistencë doli edhe njësiti i zjarrfikësve.
Pak më vonë, një person u arrestua, për t’u bartur në stacion policor.
Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se i dyshuari në fjalë i përket nacionalitetit serb, teksa edhe thirrjet e tij ishin sa kërcënuese, aq edhe nacionaliste.
Në video të publikuara në media, shihet momenti kur i dyshuari me pranga në duar futet në veturën e policisë, teksa njësitet përkatëse e kishin arrestuar në banesën e tij.
Video:
Burimi: lajmi.net ↗

