Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar se ka pritur Halit Kadriun dhe Shqipe Isufi-Kadriun, të cilët kanë udhëtuar me biçikleta nga Zvicra deri në Gjilan, duke e cilësuar rrugëtimin e tyre si të jashtëzakonshëm.
Në një postim në Facebook, Hyseni ka thënë se dy çiklistët gjatë udhëtimit kanë promovuar Kosovën me moton “Go to Kosova”, duke përcjellë një mesazh për lidhjen me atdheun.
“Pata kënaqësinë të mirëpres Halit Kadriun dhe Shqipe Isufi-Kadriun, të cilët kanë përshkuar një rrugëtim të jashtëzakonshëm me biçikleta nga Zvicra deri në Gjilan”, ka shkruar Hyseni.
Ai ka shtuar se përmes kësaj iniciative është promovuar Kosova gjatë gjithë rrugëtimit.
“Me moton ‘Go to Kosova’, ata promovuan vendin tonë gjatë gjithë këtij udhëtimi, duke përcjellë një mesazh të bukur për Kosovën dhe lidhjen e pandashme me atdheun”, ka deklaruar kryetari i Gjilanit.
Hyseni i ka falënderuar Kadriun dhe Isufi-Kadriun për vizitën, duke shprehur shpresën se rrugëtimi i tyre do të shërbejë si frymëzim edhe për të tjerët.
“I falënderoj për këtë vizitë dhe uroj që rrugëtimi i tyre të mbetet frymëzim për shumë të tjerë”, ka përfunduar ai. /Telegrafi/
