Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar për punimet që po zhvillohen në Lagjen Ibishaj, në Malësinë e Zhegocit.
Përmes një postimi në Facebook, Hyseni ka bërë të ditur se në këtë lagje po shtrohet një kilometër rrugë e re, ndërsa vlera e përgjithshme e projektit, sipas tij, është rreth dy milionë euro.
“Nga qendra e qytetit deri në majat e Zhegocit, asnjë lagje prapa!”, ka shkruar Hyseni.
Ai ka thënë se investimet në infrastrukturë paraqesin, sipas tij, përmbushje të premtimeve dhe hap drejt zhvillimit të Gjilanit.
“Çdo investim në infrastrukturë është një premtim i mbajtur dhe një hap më afër Gjilanit që duam”, ka deklaruar ai.
Hyseni ka bërë të ditur se punimet do të vazhdojnë. /Telegrafi/