KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Humbi sandalen mes 1 mijë palë këpucësh, ChatGPT i vjen në ndihmë

Humbi sandalen mes 1 mijë palë këpucësh, ChatGPT i vjen në ndihmë

Një video ku një burrë përdor ChatGPT për të gjetur sandalen e humbur mes qindra palë këpucësh është bërë virale në rrjetet sociale.

Në pamje shihet një hapësirë e mbushur me më shumë se 1,000 palë këpucë.

Në vend që t’i kërkonte një nga një, burri fotografoi grumbullin dhe ia dërgoi imazhin ChatGPT-së, duke i kërkuar të identifikonte sandalen e tij.

Sipas postimeve në rrjetet sociale, AI e ndihmoi të përcaktonte vendndodhjen, duke shkaktuar reagime të shumta dhe humor në internet.

Komentuesit e cilësuan veprimin si një shembull të përdorimit kreativ të Al.

“Nuk e dija që mund ta përdornim ChatGPT edhe për këtë”, shkroi një përdorues.

Megjithatë, autenticiteti i videos dhe detajet e sakta të ngjarjes nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.

Pavarësisht kësaj, rasti tregon se si AI po përdoret gjithnjë e më shumë edhe për situata të zakonshme të përditshmërisë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.