KORREKT / SOT27 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Humb jetën një person në Istog, u lëndua në vendin e punës

Humb jetën një person në Istog, u lëndua në vendin e punës

Këtë të martë, rreth orës 08:40, Policia është njoftuar për një rast në fshatin Dubravë, në komunën e Istogut, ku një person është lënduar në një objekt.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova tha për Klankosova.tv se njësitë përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të hetuar rrethanat e këtij rasti. Viktima është dërguar në QKMF-Istog, aty nga ekipi mjekësor është konstatuar se kishte arritur pa shenja jete.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë, për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “Asgjësimi, Dëmtimi ose Heqja e Pajisjeve Mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Policia ka intervistuar përgjegjësin e punëtorëve dhe i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48-orë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.