KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Humb jetën një fëmijë dyvjeçar në Maqedoni, u godit në kokë nga një copë metali natën e Vitit të Ri

Humb jetën një fëmijë dyvjeçar në Maqedoni, u godit në kokë nga një copë metali natën e Vitit të Ri

Fëmija dyvjeçar, i cili u soll në Klinikën e Neurokirurgjisë natën e Vitit të Ri me një fragment metali të panjohur të ngulur në kokë, vdiq dy orë pas mesnatës.

Ky informacion u konfirmua për “Sloboden Peçat” nga Ministria e Punëve të Brendshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Jeta e fëmijës ishte në rrezik që nga momenti që u pranua dhe u trajtua në Klinikën e Neurokirurgjisë.

Edhe nga Prokuroria Themelore Publike kanë konfirmuar vdekjen e fëmijës dy vjeçar.

“Në lidhje me fëmijën dyvjeçar që ka ndërruar jetë, Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për obduksion të trupit”, thonë nga Prokuroria.

Fëmija u dërgua fillimisht në Klinikën “Shën Naum i Ohrit”, por për shkak të ashpërsisë së lëndimeve të tij, ai u transferua urgjentisht në kirurgjinë pediatrike.

Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski dje në një konferencë për shtyp tha se ky ishte një nga incidentet më të rënda gjatë natës së ndërrimit të viteve./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.